Lajme
Scholz shpreson që Serbia të mos largohet kur Kosova të bëhet pjesë e KE-së
Demokracia
20:06 | 04 Maj 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është zënë pak sa ngushtë kur është pyetur pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, të mërkurën mbrëma, nëse vendi i tij do të tërhiqet nga Këshilli i Evropës nëse anëtarësohet aty Kosova.Vuçiq tha se shpreson “të respektohet ajo që gjithçka është shkruar dhe nënshkruar të vihet në praktikë”, pa precizuar për çfarë e pato fjalën, shkruajnë mediat serbe.

Por këtu ndërhyri kancelari gjerman, duke thënë se shpreson që Serbia do të mbetet në KE.

“Unë dua që Serbia të mbetët në Këshillin e Evropës, që të gjithë të jemi në Bashkimin Evropian”, tha Scholz.

Kohëve të fundit, janë shtuar thirrjet për aplikim të Kosovës për anëtarësim në KE, sidomos pas përjashtimit të Rusisë.

Më herët, Scholz ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, Kurti e Vuçiq do të takohen ndaras edhe më emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Vuçiq “betohet” para kancelarit gjerman: Jemi për zgjidhje kompromisi me Kosovën

Të ngjashme