Lajme
Scholz shpjegon ngurrimin e tij për të dërguar raketat me rreze të gjatë veprimi Taurus në Ukrainë
Demokracia
22:45 | 26 Shkurt 2024

Share:

Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka bërë të qartë sot se vazhdon të hezitojë të dërgoja raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë siç është rasti me raketat Taurus, duke vënë në duke rrezikun që vendi i tij të përfshihet drejtpërdrejt në luftë, shkruan AP.

Gjermania aktualisht është furnizuesi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas Shteteve të Bashkuara, dhe po vazhdon të rrit akoma mbështetjen edhe këtë vit.

Por Scholz është skeptik për kërkesën e Ukrainës sa i përket raketave Taurus, që kanë një rreze veprimi prej 500 kilometrash, që në aspektin teorik mund të përdoren kundër objektivave të largta në territorin rus.

Ai nuk ka deklaruar përfundimisht se ato nuk do të dorëzohen, por ofroi shpjegimin më të qartë ende për hezitimin e tij – i cili ka mërzitur si opozitën konservatore të Gjermanisë dhe disa në koalicionin e tij trepartiak.

Kancelari ka theksuar prej kohësh vendosmërinë e tij për të ndihmuar Ukrainën pa përshkallëzuar luftën dhe pa tërhequr Gjermaninë dhe NATO-n në të, dhe theksoi se asnjë ushtar gjerman nuk do të shkojë në Ukrainë.

Të ngjashme