Lajme
Scholz për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: I duam si anëtare të BE-së
Demokracia
20:49 | 16 Korrik 2022

Share:

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se miratimi nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut për propozimin francez i hap rrugë mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave.

Në rrjetet sociale, Scholz ka shkruar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë vendin në Bashkimin Evropian.

“Përshëndes votimin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne ju duam si anëtare të BE-së dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës”, ka shkruar Scholz në Twitter.

Përndryshe sot Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, miratoi të një propozim të Francës, për zgjidhjen e një kontesti rreth gjuhës dhe historisë midis Shkupit dhe Sofjes, që i hap rrugë integrimit të mëtejshëm evropian të Maqedonisë së Veriut, por edhe Shqipërisë.

 

Të ngjashme