Lajme
Scholz pas një jave vjen në Kosovë, detaje rreth vizitës së kancelarit gjerman
Demokracia
20:04 | 03 Qershor 2022

Share:

Kancelari gjerman, Olaf Scholz në një udhëtim dy ditor do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, Greqinë dhe Bullgarinë.

Zëdhënësi i Qeverisë Gjermane, Wolfgang Buchner ka dhënë detaje rreth kësaj vizite, përcjell Demokracia.com.

Dy ndalesat e para të Scholz, më 10 qershor, janë Kosova dhe Serbia.

Në Kosovë, mes disa takimeve, Scholz do të zhvillojë edhe një vizitë te trupat gjermane në Kosovë.

Pas vizitave në Kosovë e Serbi, Scholz do të udhëtojë për në Thessaloniki, ku me ftesë të kryeministrit grek, Mitsotakis do të darkojnë me zyrtarë të shteteve të tjera për nismën rajonale “Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore”, përcjell Demokracia.com.

Vizitat e tjera të Scholz do të jenë më 11 qershor në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

Vlen të theksohet, se prej kur ka nisur punën si kancelar gjerman, Scholz është treguar i përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor, ku disa herë ka folur për integrimin e këtij rajoni.

Në muajin maj, ai ka pritur në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, të cilët më vonë darkuan edhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak./Demokracia.com/

Të ngjashme