Lajme
Scholz pa sukses i kërkoi Bullgarisë të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut
Demokracia
21:32 | 11 Qershor 2022

Share:

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i kërkoi udhëheqjes bullgare të heqë veton për fillimin e negociatave veriore midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, por ai nuk arriti t’i jep fund mosmarrëveshjes së gjatë midis dy vendeve fqinje.

Edhe pse Scholz pas bisedimeve me kryeministrin bullgar Kirill Petkov tha se e sheh “një mundësi për përparim”, sot nuk ishte e dukshme, por kancelari gjerman bëri gjithçka që mundi, transmeton Politico.

Gjëra të tilla nuk mund të porositen, duhet të zgjidhen në bashkëpunim, tha Scholz dhe shtoi se pret që bisedimet të vazhdojnë në ditët në vijim, sepse ka pasur një “dinamikë të re”.

Qëllimi i qeverisë gjermane është të zgjidhë problemet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut deri në takimin e Këshillit Evropian, i cili është caktuar për 23 dhe 24 qershor.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, vlerësoi në Shkup se Bullgaria si “peng” mban “ëndrrën e vendit të tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE)”.

“Një shtet anëtar i BE-së po mban peng dy vende kandidate – Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në rrugën e tyre drejt integrimit evropian,” tha Kovaçevski pas takimit me Scholz, duke aluduar për Bullgarinë.

Qeveria bullgare është e varur në fije pasi një nga katër partnerët e koalicionit tërhoqi katër ministrat e saj, duke shpjeguar se Petkov dëshiron të heqë veton, ndaj pritej që ai t’i thoshte Scholz sot se do të qëndronte në kushtet e vendosura për Maqedoninë veriore.

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë debatuar prej vitesh për historinë, gjuhën dhe identitetin, duke bërë që Sofja të bllokojë rrugën evropiane të Shkupit derisa të përmbushë atë që kërkon fqinji i saj.

Gjatë vizitës së tij në Shkup të shtunën në mëngjes, Scholz vlerësoi Maqedoninë e Veriut për gjithçka që ka bërë në vitet e fundit, dhe veçanërisht për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Greqinë.

Gjermania është serioze kur bëhet fjalë për integrimin evropian të të gjithë rajonit, e kjo në veçanti ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut, e cila i ka përmbushur të gjitha kushtet për fillimin formal të negociatave me Bashkimin Evropian, tha Scholz.

Të ngjashme