Kancelari i Gjermanisë, Olaf Schloz, deklaroi se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje me të cilën i rregullojnë raportet bazike, derisa shtoi se është shumë e rëndësishme shtensionimi sa më i shpejt i situatës.
Sipas Scholzit, Gjermania e ka kuptuar seriozisht perspektiven evropiane të Ballkanit Perëndimor.
“Unë mendoj se janë dakorduar, ka marrëveshjes mes dy shteteve që i rregullon marrëdhëniet bazike mes tyre e ajo duhet të bazohet në mirëkuptimin mes tyre. Dhe kjo duhet të zbatohet, nga pikëpamjet tona është e rëndësishme të jepet kontribut për shtensionim dhe shumë shpejt të mund të mbahen zgjedhje në komunat serbe në Kosovë”, tha ai.
Për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore, Scholz u shpreh se duhet të mbahen dhe të kenë pjesëmarrje të lartë “dhe të mos jenë njerëz të zgjedhur në mënyrë formale, por legjitime”./voa