Lajme
Scholz bën thirrje për armëpushim gjatë Ramazanit, thotë se palestinezët dhe izraelitët duan paqen
Demokracia
20:44 | 10 Mars 2024

Share:

Kancelari gjerman, Olaf Scholz bëri thirrje për një armëpushim pak para fillimit të Ramazanit.

Në një video, Scholz tha se shumica dërrmuese e palestinezëve dhe izraelitëve dëshironin paqen dhe një hap drejt kësaj do të ishte një armëpushim, përcjell Klankosova.tv.

“Kjo do të ishte ideale të ndodhte gjatë Ramazanit”, tha ai.

“Një armëpushim i tillë duhet të sigurojë që pengjet izraelite të lirohen përfundimisht dhe që më në fund të arrijë në Gaza më shumë ndihma humanitare. Presidenti amerikan, unë dhe shumë të tjerë – ne jemi të përkushtuar për këtë me gjithë fuqinë tonë”.

Të ngjashme