Lajme
Scholz: Ballkani Perëndimor është pjesë e BE-së
Demokracia
19:16 | 19 Shkurt 2022

Share:

Olaf Scholz, kancelari i ri i Gjermanisë, ka thënë se e sheh edhe Ballkanin Perëndimor si pjesë te BE-së. Këtë qëndrim ai e ka shfaqur në Konferencën e Sigurisë, në Mynih.

Ky qëndrim është shprehur  në mënyrë të qartë dhe të prerë nga kancelari gjerman, i cili ka thënë se: “Kur them BE-ja, nënkuptoj edhe përfshirjen e Ballkanit Perëndimor’’.

Ai ka vazhduar duke thënë se nuk mjafton që BE-ja ta ketë vetëm si politikë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE, por duhet të punohet shumë në këtë drejtim.

‘’Nuk është e mjaftueshme që të themi se perspektiva e anëtarësimit në BE është një objektiv strategjik, por ne duhet ta shtyjmë në mënyrë aktive atë”.

Ai përveç tjerash ka përkrahur idenë e politikave diplomatike dhe idenë se partnerët e pavarur veç sa e forcojnë BE-në.

“Diplomacia nuk do të dështojë për shkak nesh. Derisa diplomacia është e nevojshme pa qenë naiv – kjo është ambicia. Partnerët e pavarur dhe të fortë nuk na dobësojnë neve, në fakt ata na ofrojnë që të zgjidhim problemet që edhe më të mëdhenjtë dhe të fortit nuk mund t’i bëjnë të vetëm”.

Këto deklarata, vijnë në një kohë kur Europa po përballet me tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë./Lajmi.net/

Të ngjashme