Sport
Schmeichel: Bashkëshortja e Eriksenit mendoi se ai kishte vdekur
Demokracia
18:00 | 14 Qershor 2021

Share:

Ylli danez, Christian Eriksen kishte pësuar atak kardiak gjatë takimit të së shtunës në mes Danimarkës dhe Finlandës në takimin e Grupit B në “Euro2020”.

Eriksen gjatë minutës së 40-të ra në tokë pa ndjenja, ndërkaq ishte në gjendje të rëndë dhe gjendje iu stabilizua vetëm pasi u dërgua në spital, shkruan Demokracia.com.

Ish-portieri legjendar i Danimarkës, Peter Shmeichel dhe babai i portierit të tanishëm të ekipit kombëtar, Kasper Schmeichel ka folur në lidhje me rastin e Eriksenit.

Ai tregoi bisedën që kishte zhvilluar me të birin e tij që ishte në fushë duke tentuar ta qetësonte gruan e Eriksenit.

“Unë bisedova me djalin tim Kasperin mbrëmë. Ai menjëherë vrapoi te ajo. Ajo kishte menduar se Eriksen ka vdekur, por ai it ha se Christian po merrte frymë”, theksoi Schmeichel.

Ndryshe, takimi atë moment u ndërpre për të vazhduar më vonë, me Finlandën që fitoi 0-1. /Demokracia.com

Të ngjashme