Lajme
SBASHK-u thotë se subjektet politike s’e kanë dëshmuar kurrë që arsimi ka qenë prioritet
Demokracia
11:53 | 07 Mars 2021

Share:

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), u ka uruar mësimdhënësve Ditën e Mësuesit.

Sot, më 7 mars shënohet Dita e Mësuesit dhe hapja e shkollës së parë shqipe, në Korçë.

Nga SBASHK-u është thënë se do të vazhdojnë të jenë zëri i mësimdhënësve dhe do të bëjnë përpjekje për realizimin e kërkesave të tyre.

“SBASHK-u do të vazhdojë të jetë zëri i tyre dhe në përpjekje për realizimin e kërkesave legjitime do t’ jep gjithmonë përparësi dialogut  me institucionet, por në mungesë të  vullnetit të palës tjetër për marrëveshje, atëherë, si në të kaluarën edhe tani e gjithmonë, do të ketë reagime e veprime sindikale  ashtu siç do të vendos anëtarësia e SBASHK-ut”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Përmes një komunikate SBASHK-u ka bërë të ditur aktivitetet e organizuara ndër vite, me rastin e 7 marsit, mirëpo që këtë vit për shkak të gjendjes me pandeminë, këto aktivitete nuk janë mbajtur vetëm në Prishtinë por janë shpërndarë në të gjitha komunat e Kosovës.

“Në vitet e kaluara SBASHK organizonte aktivitete të shumta nëpër komuna e Universitete dhe bënte përmbylljen e këtyre aktiviteteve me Manifestimin madhështor në Pallatin e sporteve “1 Tetori” për të festuar 7 Marsin e për të  shprehur respektin meritor për kontributin e lartë të  pishtarëve të  dijes. Këtë vit për shkak të situatës nga pandemia ky Manifestim nuk u mbajt në Prishtinë, por u shpërnda nëpër gjithë komunat e Kosovës dhe në Universitete”, ka shkruar SBASHK-u.

Njoftimi i plotë:

SBASHK-u duke uruar gjithë të punësuarit në arsim për ditën e madhe të tyre i kujton se do të vazhdojë të jetë zëri i tyre dhe në përpjekje për realizimin e kërkesave legjitime do t’jep gjithmonë përparësi dialogut  me institucionet, por në mungesë të  vullnetit të palës tjetër për marrëveshje, atëherë, si në të kaluarën edhe tani e gjithmonë, do të ketë reagime e veprime sindikale  ashtu siç do të vendos anëtarësia e SBASHK-ut .

Në vitet e kaluara SBASHK organizonte aktivitete të shumta nëpër komuna e Universitete dhe bënte përmbylljen e këtyre aktiviteteve me Manifestimin madhështor në Pallatin e sporteve “1 Tetori” për të festuar 7 Marsin e për të  shprehur respektin meritor për kontributin e lartë të  pishtarëve të  dijes. Këtë vit për shkak të situatës nga pandemia ky Manifestim nuk u mbajt në Prishtinë, por u shpërnda nëpër gjithë komunat e Kosovës dhe në Universitete.

Kështu të premten dhe të shtunën, SBASHK-u organizoi nëpër komunat e Kosovës  ceremoni festive me kolegët e pensionuar nga marsi i vitit të kaluar e këndej, që kanë punuar me vite e dekada në çerdhe, Arsimin Parauniversitar apo Universitete,  duke u ndarë mirënjohje për punën  dhe përkushtimin e tyre e duke kujtuar me fjalë rasti kontributin e lartë të pishtarëve të dijes që nga shkolla e parë shqipe e deri në ditët e sotme.

Në këto  takime festive  është folur edhe për sfidat dhe angazhimin  në shërbim të arsimit nëpër vite e dekada   dhe me krenari është vlerësuar se SBASHK-u ka arritur të realizojë në tërësi kërkesat e anëtarësisë dhe kështu do të vazhdohet edhe sot e gjithmonë.

SBASHK-u duke uruar gjithë të punësuarit në arsim për ditën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe kujton subjektet  politike dhe liderët  se kishin deklaruar vazhdimisht se arsimin e kanë prioritet, por me të ardhur në pushtet nuk e  kanë dëshmuar këtë .

SBASHK-u do të vazhdojë të jetë zëri i tyre dhe në përpjekje për realizimin e kërkesave legjitime do t’ jep gjithmonë përparësi dialogut  me institucionet, por në mungesë të  vullnetit të palës tjetër për marrëveshje, atëherë, si në të kaluarën edhe tani e gjithmonë, do të ketë reagime e veprime sindikale  ashtu siç do të vendos anëtarësia e SBASHK-ut ./Demokracia/

 

Të ngjashme