Lajme
SBASHK-u paralajmëron qeverinë se do të ketë protesta në shtator nëse nuk u plotësohen kërkesat
Demokracia
13:45 | 28 Qershor 2022

Share:

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, përmes një komunikate ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e qeverisë së tij, kanë vazhduar me qasjen e gabueshme ndaj sindikatave.

SBASHK-u, shton se, i pari i qeverisë i ka ikur vazhdimisht dialogut me sindikatat.

“Nga ana tjetër Kryeministri Kurti bashkë me ministra të Qeverisë së tij kanë vazhduar me qasjen e gabueshme ndaj sindikatave dhe i kanë ikur vazhdimisht dialogut. Duke u gjendur në këtë situatë e duke parë se Kryeministri Kurti nuk po qante kokën as pas letrave mbështetëse të ardhura nga kreu i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës e as protestës me mbi 18.500 pjesëmarrës, po në të kundërtën nisi t’u jepte vërejtje e këshilla lidhur me sindikalizmin”, thuhet në komunikatë.

Tutje, në komunikatën e SBASHK-ut, shtohet se Kurtit dhe qeverisë së tij nuk i kanë bërë përshtypje as protestat e organizuara nga sindikatat.

“SBASHK-u dhe sindikatat tjera në kuadër të BSPK-së filluan me veprime sindikale duke organizuar protesta e duke mbajtur edhe grevë njëorëshe. As këto nuk i bënë përshtypje Kurtit e as Qeverisë së tij”, thuhet mes tjerash në komunikatën e SBASHK-ut.

Përveç kësaj, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, javë më parë ka paralajmëruar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, protestat e sindikatës së arsimit do të vazhdojnë edhe në shtator, kur fillon viti i ri shkollor.

Të ngjashme