Lajme
SBAShK-u: 500-600 mësimdhënës kanë kërkuar pushim pa pagesë që të largohen nga Kosova
Demokracia
09:26 | 27 Janar 2024

Share:

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë (SBAShK), Vjollca Shala, ka folur rreth kërkesave për pushim pa pagesë nga ana e mësimdhënësve.

Sipas saj, për vitin shkollor 2023/2024, qindra mësues kosovarë kanë kërkuar pushim pa pagesë. Shala theksoi se këto pushime janë kërkuar “me qëllim që të largohen nga Kosova dhe të gjejnë vendin diku në shtetet e ndryshme të Evropës”.

“Po para fillimit të vitit shkollor 2023-2024 kërkesë në Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë bërë mbi 300 mësimdhënës për pushim pa pagesë dhe ata kryesisht kanë bërë këto kërkesa me qëllim që të largohen nga Kosova dhe ta gjejnë veten diku në shtetet e ndryshme të Evropës. Mirëpo me liberalizimin e vizave tani kur po fillon gjysmë-vjetori i dytë i vitit shkollor 2023/4 ky numër është rritur, që sipas informacioneve që i kemi nga mësimdhënësit është diku 500 apo 600 mësimdhënës për këtë vit”, ka thënë ajo.

Të ngjashme