Lajme
SBASHK reagon për vrasjen e tmerrshme të mësimdhënëses në Prishtinë
Demokracia
16:34 | 25 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka reaguar pas rastit të rëndë që u regjistrua në orët e mëngjesit të sotëm në Prishtinë, ku po dyshohet se bashkëshorti ka vrarë me sëpatë gruan e tij, Sadije Godeni.

Në reagimin e SHBASHK-ut thuhet se Godeni punonte si arsimtare në shkollën “Dardania” në Prishtinë.

“Me plot dhembje e trishtim morëm lajmin për rastin tragjik në familjen Godeni. Dhembja shtohet për të gjithë punëtorët e arsimit ngase si pasojë e dhunës familjare, që ka nisur të bëhet përditshmëri, humbi jetën mësimdhënësja dhe anëtarja e devotshme e sindikatës sonë Sadije Godeni”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

Reagimi i plotë:

SBASHK – dhembje e trishtim për rastin tragjik në familjen Godeni

Me plot dhembje e trishtim morëm lajmin për rastin tragjik në familjen Godeni. Dhembja shtohet për të gjithë punëtorët e arsimit ngase si pasojë e dhunës familjare, që ka nisur të bëhet përditshmëri, humbi jetën mësimdhënësja dhe anëtarja e devotshme e sindikatës sonë Sadije Godeni.

Loti e dhembja jonë bëhet bashkë me dhembjen dhe lotin e punëtorëve arsimorë në shkollën “Dardania” në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën. Të lutemi bashkë që ngjarje të tilla tragjike të mos ndodhin kurrë më.

Të ngjashme