Lajme
“Save the Children” thotë se në këtë vend po vriten fëmijët
Demokracia
08:39 | 16 Mars 2021

Share:

Agjencia e ndihmës “Save the Children” ka thënë se militantët islamikë kanë prerë koka fëmijësh të moshës 11-vjeçare në provincën veriore të Mozambikut, Cabo Delgado.

Një grua i tha Agjencisë se djali i saj është vrarë afër vendit ku janë të fshehur edhe fëmijët e tjerë.

Mbi 2.500 njerëz janë vrarë dhe 700.000 janë dëbuar nga shtëpitë e tyre që nga kryengritja islamike kur kishte filluar në 2017.

Militantët, siç shkruan BBC, janë të lidhur me grupin Shteti Islamik.

“Atë natë fshati ynë u sulmua dhe shtëpitë u dogjën. Kur filloi gjithçka, unë isha në shtëpi me katër fëmijët e mi. Ne u përpoqëm të shpëtonim në pyll, por ata morën djalin tim të madh dhe ia prenë kokën. Në nuk mund të bënim asgjë sepse edhe ne do të vriteshim”, ka rrëfyer një grua për tmerrin e përjetuar.

Chance Briggs, drejtori i vendit të “Save the Children” në Mozambik, tha se raportet e sulmeve ndaj fëmijëve “na sëmurin deri në thelb”.

“Stafi ynë është përlotur kur ka dëgjuar historitë e vuajtjeve të treguara nga nënat në kampet e zhvendosjes,” tha ai.

“Kjo dhunë duhet të ndalet dhe familjet e zhvendosura duhet të mbështeten”, ka shtuar Briggs.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se forcat e sigurisë kanë kryer gjithashtu abuzime të të drejtave të njeriut, duke përfshirë arrestime arbitrare, tortura dhe vrasje, gjatë operacioneve kundër xhihadistëve.

Ndërsa qeveria e Mozambikut ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të shuar kryengritjen.

Të hënën, zyrtarë të ambasadës amerikane në kryeqytetin Maputo thanë se personeli ushtarak amerikan do të kalonte dy muaj duke trajnuar ushtarë në Mozambik, si dhe duke siguruar “pajisje mjekësore dhe komunikimi”.

“Mbrojtja civile, të drejtat e njeriut dhe përfshirja e komunitetit janë thelbësore për bashkëpunimin e SHBA dhe janë thelbësore për të luftuar në mënyrë efektive shtetin Islamik në Mozambik,” thuhet në një deklaratë të ambasadës.

Të ngjashme