Sport
Sassuolo nuk do të pranojë oferta për Locatellin
Demokracia
18:40 | 15 Janar 2021

Share:

Skuadra italiane Sassuolo nuk do të pranojë oferta për Manuel Locatellin këtë janar, raporton “Daily Mail”. Manchester City, Juventus dhe AC Milan thuhet se janë duke e monitoruar situatën e mesfushorit nga afër, dhe pritet që të rikthehen me oferta në afatin kalimtar të transferimeve në verë, përcjell KosovaPress.

Locatelli këtë edicion ka 16 paraqitje në Serie A, dhe ka arritur të regjistrojë dy gola dhe një asistim për Sassuolon.

Të ngjashme