Thomas Strakosha me shumë mundësi nuk do të rinovojë kontratën me klubin e Lazios.
Portieri shqiptar nuk ka pranuar asnjë ofertë nga kryeqytetasit për të rinovuar dhe e ardhmja e tij shihet larg klubit, transmeton Demokracia.com.
Për momentin nuk ka pasur asnjë kontakt me ndonjë klub tjetër. Strakosha është në konkurrencë të vazhdueshme me Pepe Reinën dhe trajneri Sarri preferon spanjollin si titullar të portës para futbollistit shqiptar.
Kontrata e Strakoshës përfundon në fund te sezonit dhe më pas do të jetë i lirë të largohet me parametër zero. Të kujtojmë se Sarri ka larguar edhe Vedat Muriqin nga ekipi. /Demokracia.com