I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka qëndruar për vizitë dje në Kosovë.
Sarrazin ka vizituar manastirin e Deçanit, ku është takuar me igumenin Sava Janjiq, njofton Klankosova.tv.
“Ishte një vizitë e shkëlqyeshme dje në Manastirin e Deçanit, dhe biseda me igumenin Sava Janjiq. Trashëgimia kulturore e Deçanit është pjesë e rëndësishme e Kosovës multientikne. Mezi pres të kthehem në të ardhmen”, ka shkruar Sarrazin në Twitter.
Ndryshe, Sarrazin para disa ditëve ka qëndruar edhe në Beograd, derisa është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Great to visit @DecaniMonastery yesterday and to talk Father Sava. Cultural heritage of #Detschani is an important part of the multi-ethnic #Kosovo. Looking forward to coming back in future. pic.twitter.com/t8ieX25lZx
— Manuel Sarrazin (@ManuelSarrazin) May 13, 2022