Lajme
Sarrazin: Nuk lejojmë që për ndonjë budallallëk të hidhen poshtë marrëveshjet e arritura
Demokracia
14:02 | 27 Maj 2023

Share:

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, gjatë vizitës në Kosovë ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë që për ndonjë “budallallëk” të hidhen poshtë të arriturat nga Marrëveshja e Ohrit.

Sarrazin para mediave tha se marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi.

“ Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që ofron mundësi, të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku. E kuptoj se për shumë njerëz në Republikën e Kosovës, deklaratat për marrëveshjen e Ohrit e ardhura nga Beogradi janë të papranueshme dhe vështirë të kuptueshme. Por çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta dhe natyrisht se ndjenja e ndonjërit prej tyre është se gjërat nuk po shkojnë si duhet, nuk mund të merren vendime të pamatura”, ka thënë ai.

Sarrazin tha më tej se me qasjen e djeshme, Kosova nuk mund t’i afrohet Bashkimit Evropian.

Të ngjashme