Sport
Saranda Daci rikthehet te Bashkimi
Demokracia
19:41 | 04 Shkurt 2021

Share:

Skuadra e basketbollit Bashkimi në konkurrencën e femrave ka njoftuar se basketbollistja Saranda Daci është rikthyer tek skuadra, shkruan Demokracia.com.

Daci pas një aventure që kishte në Çeki vendosi të rikthehet në kampionatin e Kosovës.

“Pasi fitoi Superkupën, Saranda Daci kthehet për të na forcuar për pjesën e mbetur të sezonit. Ajo e nisi sezonin të Bashkimi për të vazhduar në Çeki te Slovanka MB por kthehet sërish në Prizren. Sazi është e gatshme për finalen e Kupës dhe më të në ekip jemi dukshëm më të fortë drejt synimit tonë”, ka shkruar KBF Bashkimi. /Demokracia.com

Të ngjashme