ShowBiz
Sarah tregon se ç’do kishte dashur të bënte ndryshe brenda BBV dhe flet për lidhjen me PM
Demokracia
16:03 | 29 Mars 2022

Share:

Sara Berisha ka qenë sot e ftuar në “Wake Up” ku ka folur për jetën e saj pas daljes nga Big Brother VIP. Ndërsa jeta profesionale për Sarën po shkon më së miri si prezantuese e “Kosherja”, as jeta personale s’mbetet pas.

Duke parë pas kur ishte banore e Big Brother VIP, Sarah tregon se ka disa gjëra që do të donte t’i bënte ndryshe.

“Do kisha dashur të kisha qenë më e fortë, ti kisha përballuar debatet më mirë. T’u kisha bërë më shumë ballë debateve dhe të mos e kisha vrarë mendjen për njerëzit jashtë. Dy javët e para nuk kam qenë dhe aq aktive, isha shumë e përhumbur dhe thoja çfarë dua këtu. Pastaj të gjithë eksperiencën e kam shijuar shumë,” -ka thënë ajo.

Ndërsa sa i përket lidhjes me PM, gjithçka po shkon mirë.

“Unë kam takuar vetëm mamanë e PM dhe motrën e madhe. Ndërsa PM ka takuar babin brenda Bigut dhe mamin e ka takuar 5 minuta në rrugë. Mami kishte qejf ta takonte se thoshte kam qenë fansja e PM. Kur kam dalë, nuk më kishte pyetur fiks se si po shkon se e di që vihem në siklet, kjo ndodhi pas 2-3 javësh që kisha dalë.”

Sarah dhe PM ishin një nga çiftet e krijuara brenda shtëpisë që bënë për vete një pjesë të madhe të publikut.

Të ngjashme