ShowBiz
Sarah dhe PM prindër për herë të parë?
Demokracia
15:40 | 21 Prill 2022

Share:

Moderatorja e spektaklit të humorit “Kosherja”, Sarah Berisha është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Lidhja e saj me Dj PM ka bërë që publiku të ketë gjithmonë kuriozitet për bukuroshen.

Së fundmi, në rrjet po flitet se çifti do të bëhen prindër. Shkak janë bërë disa foto të Sarës nga festa e Monika Lubonjës, ku barku i saj është konsideruar më i rrumbullakosur si zakonisht.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe vetë moderatorja, e cila ka ngritur edhe më shumë pikëpyetje.  “Çun apo gocë dini gjë ju?”, ka shkruar ajo në Instastory.

Megjithatë, dëshira e fansave për të parë bashkë Sarën me PM mbetet e madhe./abcnews.al

Të ngjashme