ShowBiz
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës
Demokracia
23:27 | 18 Prill 2024

Share:

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër për herë të parë dhe lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania publikoi një video në Instagram në të cilën tregonte barkun dhe bëri një dedikim për foshnjën në ardhje.

“Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë se dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide!”, shkroi Sara në dedikimin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Nikol Gjordeni (@saragjordeni)

 

Në këtë video, nuk mungonin edhe puthjet e Bardhit në barkun e Sarës.

Dyshja kishin nisur lidhjen brenda shtëpisë së BBVA-s dhe ishin ndër çiftet më të përfolur brenda këtij formati.

Pas daljes nga formati, Sara pati thënë se ajo ishte vajza e parë që Bardhi kishte prezantuar para nënës së tij.

Foto: Sara Gjordeni dhe Bardhi / Instagram

Të ngjashme