ShowBiz
Sara Hoxha reagon për herë të parë për videon e Ledri Vulës me Dafina Zeqirin
Demokracia
16:03 | 14 Korrik 2022

Share:

Reperi Ledri Vula është prej vitesh i përfolur në media, për punën e tij dhe për jetën personale.

Ai tash e një kohë është në një lidhje me partneren e tij Sara Hoxhën, disa fansa vazhdojnë të kujtojnë një nga historitë e tij të mëparshme të dashurisë, atë me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Në rrjetin social, TikTok po qarkullojnë shumë video, ku fansat krijojnë pamje të Ledri Vulës me ish të dashurën e tij, këngëtaren Dafina Zeqiri.

@albcelebs I don’t mind? @dafinapipinazeqiri #dafinazeqiri #ledrivula #malli #fyp #viral #trending #vip #lyric #edit #albania #kosovo #explore #sad #broken ♬ original sound – Albcelebs

Lidhja e tyre përfundoi vite më parë, por fansat e tyre vazhdojnë të rikujtojnë në TikTok momentet e tyre, madje ata lidhin edhe disa nga tekstet e këngëve me historinë e tyre.

Së fundmi në rrjetin social po qarkullojnë disa krijime të fansave me këngën e re të Dafinës.

Por si ndihet Sara Hoxha kur shikon këto video të saj me partnerin dhe ish të dashurën e tij?

Ajo ka treguar edhe herë të tjera që nuk bëhet xheloze për partnerin e saj, i cili është shumë i njohur dhe i pëlqyer nga fanset, megjithatë kësaj here ajo ka vendosur të japë një përgjigje më ndryshe.

Në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram dikush e pyet: “Çfarë mendon për ato editimet që janë bërë në TikTok me këngën e re të Dafinës me ty dhe Ledrin?”

“Super ide marketingu kushdo që e ka bërë i lumtë”- shkruan fillimisht Sara duke shtuar: “I mean it (E kam seriozisht)”.

Të ngjashme