Partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha, ka shkelur për herë të parë në një arenë kërcimi.
Ajo ka befasuar publikun me vallëzimin në “Dancing With the Stars”, ndërkohë që theksoi se e kishte pasion qysh kur ishte e vogël.
Së bashku me balerinin Luixhino, ata performuan me një “Cha cha cha” që u prit me shumë duartrokitje e komplimente nga publiku.
Përpara kësaj, në klipin prezantues Sara theksoi se mendonte që ishte më lehtë, por që i doli jashtë parashikimeve.
“Provat qenkan shumë intensive. Mendoja se do të ishte pak më e lehtë, pak më qetë. Është komplet jashtë parashikimeve”, tha ajo.
Si çdo konkurrent tjetër, nëna e një vajze tutje tha se dëshiron ta fitojë këtë spektakël.
Foto: Screenshot/YouTube
“Në Dancing With the Stars unë pres të fitoj. Pres që publiku më të njoh pak më shumë se sa vetëm nga Instagrami”, vazhdoi më tej.
Sara në mbrëmjen e sotme (e premte) fitoi në total nga juria gjithsej 22 pikë.