Sport
Santos për ndeshjen ndaj Malishevës: Skuadra është 100 për qind e fokusuar dhe e përgatitur për këtë takim
Demokracia
16:38 | 08 Nëntor 2022

Share:

FC Prishtina do të përballet me Malishevën, të mërkurën, në kuadër të xhiros së 16-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën (9 nëntor) në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë duke filluar nga ora 13:00.

Sfida Prishtina – Malisheva prodhoi gjashtë gola në ndeshjen e parë të këtij kampionati derisa Prishtina fitoi me rezultat 4:2.

Për ndeshjen e radhës ndaj Malishevës ka folur sulmuesi, Marclei Cezar Santos, për faqen zyrtare të klubit prishtinas.

“Skuadra është 100 për qind e fokusuar dhe e përgatitur për këtë ndeshje. Prishtina vjen nga pesë takime pa humbje dhe ne shpresojmë të shtojmë pikët për të arritur qëllimet tona”.

“Shpresojmë të kthehemi me fitore ani pse e dimë se Malisheva ka skuadër të mirë, por do të kërkojmë rezultat të mirë për të vazhduar në pjesën e epërme të tabelës”.

“Atmosfera te ekipi jonë është shumë e mirë. Ne kemi një grup të fokusuar që punon shumë çdo ditë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu për t’i arritur objektivat që ka klubi në këtë edicion”, ka thënë Santos./Demokracia.com/

Të ngjashme