ShowBiz
Santiana për prekjen e Bucit: S’kam qenë e vetëdijshme
Demokracia
22:38 | 18 Janar 2024

Share:

Në një darkë emocionuese në shtëpinë e Big Brother, banorët e nominuar u përballën me pyetje të drejtpërdrejta dhe sipërfaqësore nga publiku.

Një ndër pyetjet që shkaktoji shumë interes ishte drejtuar për bukuroshen nga Gjakova, e cila u pyet për mungesën e reagimit të saj ndaj sjelljeve fizike të Bucit.

Një ndjekës e pyeti Santianën: “Pse nuk u shfaq ndonjë reagim i jotja kur Buci të afrohej fizikisht, ndryshe nga mbrëmë kur reagove për një koment?”.

Kjo pyetje bëri që Santiana të shpjegojë pozicionin e saj. “Sa i përket atyre momenteve me Bucin, nuk kam qenë e vetëdijshme për prekjet sepse ai e ka bërë në mënyrë që unë nuk kam mundur ta vërej, dhe kjo ka ndodhur vetëm një herë. Është diçka që mund të konfirmohet dhe është parë në videot e emisionit”, u shpreh ajo duke sqaruar situatën.

Kjo përgjigje e Santianës u mor me interes të veçantë, pasi të gjithë janë mësuar të shohin reagimet e saj të menjëhershme dhe të qarta në situata të ndryshme brenda shtëpisë.

Përndryshe këtë javë të nominuar janë tre konkurrentë të fortë të shtëpisë: Blerando, Ylli Dërvishi (Buci) dhe Santiana Maloku.

Njëri prej tyre do të eliminohet nga gara e madhe të premten, pa një mundësi të dytë kthimi për shkak të shkatërrimit të biletave të fatit që Lumbardhi bëri mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit, me kusht që çmimit të madh t’i shtoheshin 10 mijë euro.

Të ngjashme