Lajme
Sanksionet e SHBA-së, Vuçiq e Dodik i ankohen edhe Kishës Ortodokse Serbe
Demokracia
09:22 | 04 Gusht 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i ka dal telashe me krahun pro rus në Serbi e ‘Botën Serbe’, siç e quante idenë e tij i sanksionuari serb Aleksandar Vulin, e që ka marr në krah kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, për ta qetësuar disi presidentin e entitetit të Republika Srpska, Milorad Dodik.

Vuciç bashkë me Patriarkun Porfirije dhe presidentin e Republikës Srpska Milorad Dodik janë mbledhur në manastirin e Osovicës në Bosnjë e Hercegovinë për të diskutuar për “çështjet më të rëndësishme kombëtare”.

Mediumi serb RTS, shkruan se një nga temat që është diskutuar në këtë takim pa prani të mediave janë presionet e forta ndaj të gjithë lidershipit të Republikës Srpska, e cila është futur në “listën e zezë” të SHBA-së, si dhe përpjekjet e disa vendeve perëndimore dhe qarqeve politike boshnjake për të akuzuar Banjalukën për shpërbërja e Marrëveshjes së Dejtonit.

Vuciq e konfirmoi në rrjetin social në “Instagram”se e filloi vizitën e tij në Republika Srpska me një turne në manastirin e Osovicës, në shoqërinë e Presidentit të RS, Milorad Dodik dhe Patriarkut Porfirije.

Kujtojmë se Milorad Dodik është sanksionuar nga SHBA’ja sipas aktit ligjor Magnitsky të Kongresit Amerikan për destabilizim të rajonit. Ai është kritikuar gjerësisht për kërcënimet e tij të shkëputjes nga Bosnja e Hercegovina dhe mosrespektimin e Marrëveshjes së Dayton që solli paqen në Bosnje e Hercegovinë.

Ndërsa ditë më parë në listë janë shtuar anëtarja serbe e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zelka Cvijanovic, kryetari i Parlamentit të Republikës Srpska, Nenad Stevandic, kryeministri i këtij entiteti, Radovan Viskovic dhe ministri i Drejtësisë në Republikën Srpska, Milos Bukejlovic

Të ngjashme