Lajme
Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës mbesin deri “kur të bëhet më shumë për shtensionim” në veri, thotë ambasadori i BE-së
Demokracia
17:52 | 21 Janar 2024

Share:

Sanksionet ndaj Kosovës hiqen atëherë kur Bashkimi Evropian vlerëson se Qeveria e Kosovës bën “më shumë për shtensionim” të situatës në veri të Kosovës, ka thënë Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Thomas Szunyog në një përgjigje për RTK-në; duke rikujtuar deklaratën paralajmëruese të BE-së të lëshuar më 3 qershor.

Bashkimi Europian diskutoi çështjen e masave, ndaj është pjesë e diskutimit për zgjerimin në dhjetor të vitit të kaluar, konkluzionet për zgjerim u miratuan nga Këshilli i Përgjithshëm më 3 dhjetor të vitit të kaluar. Ato konkluzione janë të disponueshme që t’i lexoni dhe ju mund të shihni se BE është e gatshme të heqë masat, por gjithashtu pret që Kosova të bëjë më shumë për depërshkallëzim dhe nuk ka ndonjë afat. Mendoj që politika jonë është bërë e mjaft e qartë që më datën 3 qershor kur kemi formuluar qartë atë se çka presim nga të dyja palët”, tha Szunyog.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024
Lajme • 05 Maj 2024