Lajme
Sanksionet e BE-së, Hamiti: Qeveria Kurti nuk i ka premtuar, por i ka realizuar
Demokracia
08:35 | 02 Janar 2024

Share:

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se Qeveria e tij nuk e ka premtuar liberalizimin e vizave, por e ka realizuar atë.

Ai ia ka përmendur kryeministrin masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovws.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Qeveria Kurti nuk i ka premtuar këto masa, por i ka realizuar.

“Nuk i premtuan, por i realizuan! Kosova nën sanksione ndërkombëtare të miqve dhe të aleatëve tradicionalë, perëndimorë. Për herë të parë në historinë e vet në kohën e Qeverisë Kurti. Nisën më 2023, vazhdojnë më 2024. Dëmet qindra milionë euro deri tani”, ka shkruar Hamiti.

Të ngjashme