Radhë të gjata të njerëzve janë parë në Moskë duke pritur për tërheqje të parave nga bankat.
Në një video të publikuar në rrjetin social “Twitter”shihen shumë qytetarë duke pritur në radhë.
“Radhë të gjata në Moskë për tërheqje nga bankomatët. Bravo Putin, bravo”, thuhet në postimin të cilin e ka shpërndarë kryeministri slloven Janez Jansa.
“Sanksionet djegin”, ka shkruar kryeministri slloven Jansa.
Sanctions bites https://t.co/Zto69MTWNy
— Janez Janša (@JJansaSDS) February 27, 2022