Lajme
Sanksionet amerikane | Kurti ia tregon “dhëmbët” SHBA-së: Jam i shqetësuar, kurrë i frikësuar
Demokracia
12:33 | 31 Maj 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas vendosjes së sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  ka thënë se nuk është i frikësuar nga izolimi ndërkombëtar.

Ai, në forumin “GLOBSEC” në Bratisllavë, tha se nuk është kurrë i frikësuar, por “pothuajse gjithmonë i shqetësuar”.

“Le të them se jam i shqetësuar pothuajse gjithë kohën, por kurrë i frikësuar. Sepse shkon me punën time, është përshkrimi i punës time: të mos jem i frikësuar, por të jem i shqetësuar”, ka thënë ai.

Kurti tha se beson që Shtetet e Bashkuara të Amerikës “janë duke punuar shumë që të gjejnë një rrugë për të dal nga kjo situate”.

“Unë besoj që rruga për të dal nga kjo situatë nuk duhet të jetë rrugë e lakuar por më tepër një hekurudhë, që do të thotë na duhen dy rrugë: Rruga e parë që të dal nga kjo krizë në veri, që do të thotë sundim ligji, banda ose të kthehet në Serbi ose të burgosen në Kosovë dhe pastaj të bie numri i policisë në komuna dhe të normalizohet situata; rruga e dytë është zbatimi i shpejtë, i plotë, i pakushtëzuar dhe pa vonesë i Marrëveshjes Bazike”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka thënë se është gati ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, duke përfshirë marrëveshjen për vet-menaxhimin e komunitetit serb.

“Jam shumë i gatshëm [ta zabtojë marrëveshjen], sepse e pëlqej marrëveshjen me njohje faktike, përfshirë edhe vet-menaxhimin e komunitetit serb sepse dua t’i mbroj të gjithë serbët. Jam kryeministër i tyre po ashtu. E di çka do të thotë të ndihesh i pa përfaqësuar, pa zë”, ka thënë Kurti.

Megjithatë, ai gatishmëria e tij nuk do të thotë se është gati ta kompensojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për humbjet e shtetit serb si pasojë e politikave të Sllobodan Millosheviqit.

Të ngjashme