Lajme
Sanchez i Spanjës siguron marrëveshje pushteti me separatistët katalanas
Demokracia
21:26 | 09 Nëntor 2023

Share:

Kryeministri socialist në detyrë i Spanjës, Pedro Sanchez, ka rënë dakord për një marrëveshje të diskutueshme amnistie me një parti separatiste katalanase, duke ia vazhduar atij mandantin edhe për katër vjet.

Kjo marrëveshje u dënua menjëherë nga kundërshtarët konservatorë dhe u konsiderua si tërheqje e Spanjës drejt “poshtërimit”.

Edhe pse Partia Popullore konservatore fitoi zgjedhjet e korrikut, ajo nuk ishte në gjendje të formonte një shumicë.

Marrëveshja e amnistisë do t’u jep socialistëve numrat që u nevojiten.

Megjithatë, protestuesit e krahut të djathtë kanë dalë në rrugë në Madrid dhe qytete të tjera ditët e fundit, të zemëruar nga perspektiva e një ligji që u jep amnisti qindra politikanëve dhe aktivistëve katalanas “direkt ose indirekt” të lidhur me një përpjekje të dështuar për t’u shkëputur nga Spanja, në vitin 2017.

Figura të Partisë Popullore (PP) kanë akuzuar kryeministrin në detyrë se ka shkruar një “çek bosh për lëvizjen e pavarësisë”. Kryebashkiaku i Madridit, Isabel Diaz Ayuso, tha se socialistët “po shesin një komb me histori shekullore” me një sulm ndaj sundimit të ligjit në Spanjë.

Përpara marrëveshjes të së enjtes, Pedro Sanchez kishte nënshkruar tashmë një marrëveshje me një parti pro-pavarësisë. E majta republikane katalane (ERC) është në pushtet në rajonin verilindor të Spanjës, shkruan BBC.

Të ngjashme