Auto&Tech
Samsung paralajmëron një paketë përditësime sigurie për telefona
Demokracia
08:25 | 16 Janar 2024

Share:

Përdoruesit e Samsung në Evropë tashmë kanë vënë re paketën e përditësimeve e cila përfshin versione të reja për telefonat, dhe rregullon defektet e pajisjeve me Bluetooth.

Një tjetër shqetësim që pritet të rregullohet vjen nga përdoruesit e Samsung DeX të cilët në momentin kur gjenden në mjedis publik pranojnë njoftimet e përdoruesve të tjerë të atij lloj telefoni.

Nuk dihet nëse këto ndryshime ofrojnë masa mbrojtëse kundër djegies së ekranit, të cilat Samsung i premtoi se do të jenë të disponueshme në janar.

Përveç pajisjeve të përmenduara më lart, përditësimet thuhet të arrijnë edhe në modelet Galaxy Z FOLD5, Z Flip5, Z Fold4, Z Flip4, A54, dhe Note20.

Të ngjashme