Auto&Tech
Samsung Galaxy S23 FE do të dalë në tregje të zgjedhura në tremujorin e tretë
Demokracia
09:22 | 15 Qershor 2023

Share:

Rreth disa muaj më parë, SamMobile raportoi se Samsung do të lansonte modelin Galaxy S23 FE në tremujorin e katërt të vitit 2023.

Tani raporti pretendon se Samsung Galaxy S23 FE do të dalë në treg në tremujorin e tretë të vitit 2023 (midis korrikut-shtator 2023) por do të jetë i disponueshëm vetëm në tregje të zgjedhura, me një lansim të gjerë në tremujorin e katërt të vitit 2023, dhe tremujorit të parë 2024, transmeton Telegrafi.

Specifikat e tjera të përfolura të Samsung Galaxy S23 FE përfshijnë një kamerë primare 50MP, bateri 4500 mAh me karikim 25W, me 6GB/8GB RAM dhe hapësirë ruajtje prej 128 GB dhe 256 GB.

Ende nuk ka informacione zyrtare nga Samsung lidhur me modelin Galaxy S23 FE.

Të ngjashme