Lajme
Samiti i Paqes në Arabinë Saudite, këshilltari i Zelenskyt: Bisedimet deri më tani janë produktive
Demokracia
19:07 | 06 Gusht 2023

Share:

Takimi i dytë për rivendosjen e paqes në Ukrainë po zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite, ku sot marrin pjesë më shumë se 40 vende.

Një zyrtar i lartë nga zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se bisedimet e paqes, deri më tani, kanë qenë produktive, raporton cnn.

“Ne patëm një bisedë jashtëzakonisht të sinqertë, të hapur, gjatë së cilës përfaqësuesit e secilit vend mund të shprehnin pozicionin dhe vizionin e tyre”, tha Andriy Yermak, kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës.

Ai shtoi se të gjithë pjesëmarrësit demonstruan përkushtimin e vendeve të tyre ndaj parimeve të Kartës së OKB-së. Ai i përshkroi konsultimet e paqes si “shumë produktive”.

Në mesin e pjesëmarrësve janë zyrtarë të lartë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kina, India, Afrika e Jugut dhe Turqia. Rusia nuk ishte e përfaqësuar.

Pjesëmarrësit në bisedimet e paqes për Ukrainën në Arabinë Saudite refuzuan të bëjnë një deklaratë të përbashkët.

Ndryshe, takimet ka të ngjarë të përqendrohen më shumë rreth fazave të bisedimeve sesa hapave konkretë drejt paqes, pasi Ukraina dhe Rusia vazhdojnë të shprehin kushte që janë të papranueshme për njëra-tjetrin. Pavarësisht gjithë kësaj, konferenca po ndiqet nga afër.

Të ngjashme