Lajme
Samiti i Berlinit: Shkrepet fotografia e përbashkët me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, Kurti afër Ramës
Demokracia
11:20 | 03 Nëntor 2022

Share:

Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë takuar sot në Berlin në një samit të udhëhequr nga kancelari gjerman Olaf Scholz.

Në fjalën e tij hyrëse, Scholz edhe një herë ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit Perendimor është në Bashkimin Evropian.

Pas këtij fjalimi, ata kanë kanë shkrepur një fotografi të përbashkët, në mesin e të cilëve është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ajo e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe të tjerë.

Kujtojmë se sot po mbahet Samiti i Berlinit, ide e cila disa vite më parë ishte shkrepur nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025