Lajme
Samiti i BE-së në Tiranë, Rama: Ngjarje historike!
Demokracia
09:32 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur ngjarje historike samitin e BE-së me vendet e rajonit që do të mbahet në Tiranë.

“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e vendit mikpritës për herë të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike, me respektin për ne që të ardhmen e shohim në familjen e madhe europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook teksa ka ndarë edhe fotografinë e re.

Samiti i BE në Tiranë do të mbahet më 6 dhjetor. Në të njëjtën ditë opozita ka paralajmëruar protestë. Ndërkohë, 6 dhjetori do të jetë ditë pushimi zyrtar për Tiranën.

Të ngjashme