Kryeministri polak Mateusz Morawiecki deklaroi sot se në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s, Polonia do të propozojë zyrtarisht që aleatët perëndimorë të dërgojnë një mision paqeruajtës të NATO-s në Ukrainë.
Si NATO, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar më parë, sepse misionet paqeruajtëse, për të mos qenë shkak i përshkallëzimit të luftës, dërgohen me mandat të OKB-së edhe kur është arritur një marrëveshje ndërmjet palëve ndërluftuese, ose të paktën një armëpushim, raporton Reuters.
“Ne po e diskutojmë këtë propozim kudo që të jetë e nevojshme. Do ta paraqesim zyrtarisht propozimin në samitin e ardhshëm të NATO-s, por ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak e bëri propozimin më herët në një takim me ministrat e mbrojtjes të NATO-s”, tha Morawiecki në një konferencë shtypi sot në Varshavë.
Propozimi që NATO, ose ndoshta një koalicion më i gjerë ndërkombëtar, të dërgojë një mision paqeruajtës, por të armatosur, u bë gjatë vizitës së tre kryeministrave, Sllovenisë, Polonisë dhe Republikës Çeke në Kiev të martën nga zëvendëskryeministri polak për siguri Jaroslav Kaczynski.