Sport
Samir Ujkani, futbollisti më i vlerësuar i Kosovës në përballjen ndaj Spanjës
Demokracia
22:53 | 31 Mars 2021

Share:

Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.

Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës me rezultat 3:1.

Image

Uebsajti i njohur për vlerësime, “WhoScored” tashmë ka publikuar notat e futbollistëve për këtë ndeshje.

Futbollisti më i vlerësuar sonte te Kosova ishte portieri Samir Ujkani me notën 7.1.

Kurse, në të gjithë takimin, Koke i Spanjës ishte më i dalluari me notën 8.4. /Demokracia.com

Të ngjashme