Sport
Samir Ujkani e komenton fitoren ndaj Lituanisë, ka disa fjalë edhe për Suedinë
Demokracia
22:43 | 24 Mars 2021

Share:

Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2021.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Lituanisë në një ndeshje miqësore, raporton Demokracia.com.

Ndeshjen në fjalë e fituan djelmoshat e Bernard Challandesit me rezultat të thellë, 4:0.

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani u shpreh i lumtur me fitoren e sontme.

“Ka qenë e rëndësishme ta nisim me fitore vitin 2021”, ka deklaruar Ujkani në “RTK”, përcjell Demokracia.com

“Ishte një fitore e jashtëzakonshme para dy ndeshjeve të mëdha me Suedinë dhe Spanjën”, theksoi portieri vushtrrias.

“Besoj se me Suedinë ka me qenë tjetër nivel”, tregoi ai. /Demokracia.com

Të ngjashme