Lajme
Sami Lushtaku i bëri ftesë për të hyrë në PDK, kjo është përgjigja e Besnik Berishës
Demokracia
14:35 | 19 Korrik 2023

Share:

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku disa ditë më parë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook i bërë ftesë avokatit Besnik Berisha që ti bashkohet PDK-së.

Por siç duket kjo ftesë nga Lushtaku për Berishën u refuzua nga ky i fundit.

Sot në një konferencë të thirrur nga avokati Besnik Berisha, avokati është pyetur edhe për këtë ftesë të Lushtakut, por ai tha se partia e tij mbetet LDK-ja.

“Lushtaku është figurë e nderuar, i respektuar për mua..Partia ime është LDK-ja, unë kam kryer shërbime si këshilltar i kryeministrit e vazhdoj të kryej, jam anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në LDK, kam pas oferta edhe të kryetarit aktual për t’u bashkëngjitë edhe njëherë partisë, për shkak se unë jam i martuar me profesionin e avokatit se e dua pafundësisht. Partia mbetet LDK-ja, profesioni im mbetet avokati”, u përgjigj Berisha.

Berisha sot mbajti një konferencë për media ky foli lidhur me arrestimin e tij.

 

Të ngjashme