Lajme
Sami Kurteshi s’guxon t’i përmend sanksionet amerikane, e shan veç opozitën
Demokracia
22:13 | 30 Maj 2023

Share:

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi ka sulmuar opozitën kosovare për qëndrimet e tyre pas sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai nuk ka guxuar të komentojë qëndrimin amerikan, por ka sulmuar opozitën e Kosovës, duke i quajtur tradhtarë, shkruan Demokracia.com.

Ky është postimi i plotë i Kurteshit:

Tradhëtia e opozitës së bashkuar
PDK, LDK dhe Ramush Haradinajt
Qëndrimi aktual i opozitës, i Ramush Haradinajt, është thikë në shpinën e Kosovës, jo në shpinën e Albin Kurtit.
Ky sinkronizim i opozitës me Listën Serbe, Vuçiqin dhe bandat kriminale, me kërkesa të njëjta, është tradhëti klasike!
Kujdes Ramush!
Memlit dhe Lumirit nuk u duhet kujdesi.
Amerika hidhërohet me miqtë, por nuk i fal tradhëtarët dhe qyqarët!

Të ngjashme