Barazia
Samantha Cristoforetti, gruaja e parë në krye të ISS
Demokracia
15:31 | 30 Maj 2021

Share:

Agjencia Evropiane Hapësinore ka konfirmuar të premtën se në krye të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (International Space Station-ISS) do të jetë astronautja italiane Samantha Cristoforetti.

Ajo në vitin 2022 do të jetë gruaja e parë evropiane që do të drejtojë stacionin hapësinor së bashku me astronautët e NASA-s, Kjell Lindgren dhe Bob Hines nga Florida (SH.B.A), duke u bërë kështu hera e pestë që një astronauti i ESA të marrë komandën e ISS, sipas ESA.

Nga 600 austronautë që kanë udhëtuar në hapësirë, vetëm 10 përqind prej tyre kanë qenë femra, kështu austronautja italiane ka hedhur një hap tejet të madh në këtë drejtim.

Samantha Cristoforetti ishte gruaja e parë italiane në hapësirë dhe gruaja e tretë në botë që ka kaluar një kohë të gjatë në stacion.

Cristoforetti mban rekordin për fluturimin më të gjatë pa ndërprerje nga një astronaut evropian, me 199 ditë dhe 16 orë.

NASA e Amerikës, Roscosmos e Rusisë, JAXA e Japonisë, CSA e Kanadasë dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës vendosin me konsensus se cili astronaut do të drejtojë stacionin. /Demokracia.com/

Të ngjashme