ShowBiz
Sam Smith mbetet jashtë nominimeve për çmimet gjinore të Brit Awards
Demokracia
12:06 | 13 Mars 2021

Share:

Sam Smith, nuk do të jetë i nominuar për çmimet si artisti më i mirë mashkull, apo artistja më e mirë femër të Brit Awards, pasi nuk po dinë se ku ta nominojnë.

Smith, u deklarua se nuk ka një identitet gjinor në vitin 2019 sepse nuk e di se a është mashkull apo femër, por diku në mes, duke thënë se të tjerët mund ta thërrasin atë me përmerin “ATA”, shkruan Demokracia.com.

Në një deklaratë në Instagram, Smith tha: “Brits kanë qenë një pjesë e rëndësishme e karrierës time… Muzika për mua ka qenë gjithmonë në lidhje me bashkimin dhe jo ndarjen. Pres një kohë kur shfaqjet e çmimeve mund të pasqyrojnë shoqërinë në të cilën jetojmë. Le të festojmë të gjithë, pavarësisht nga gjinia, raca, mosha, aftësia, seksualiteti dhe klasa”.

Sam Smith më parë ka fituar tri çmime Brits, dhe para se të deklarohej si i papërcaktuar në gjini ishte nominuar dy here për çmimin ‘Artisti më i mirë mashkull’.

Një zëdhënës i Brit Awards më vonë u përgjigj, duke thënë: “Sam është një artist i jashtëzakonshëm britanez dhe ne jemi dakord me atë që ata kanë thënë sot. Brits janë të përkushtuar të zhvillojnë shfaqjen dhe kategoritë gjinore janë shumë në rishikim. Por çdo ndryshim i bërë për të qenë më gjithëpërfshirës duhet shikohet sepse nëse një ndryshim çon pa dashje në përfshirje më pak, atëherë rrezikon të jetë joproduktiv ndaj diversitetit dhe barazisë. Ne duhet të këshillohemi më gjerësisht para se të bëhen ndryshimet për t’u siguruar që e kemi kuptuar mirë”.

Albumi i Sam Smith, “Love Goes” është i përshtatshëm për t’u nominuar për çmimin e “albumit britanik më të mirë të vitit”. Ai arriti të renditet si albumi i dytë më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar në tetor të vitit 2020, dhe mbeti në top listën e 40 albumeve më të mira deri javën e kaluar. /Demokracia.com/

Të ngjashme