Lajme
Sallahu i VV-së: Javën e ardhshme do të dërgohet në qeveri koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Demokracia
20:28 | 31 Mars 2021

Share:

Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu ka treguar se javën e ardhshme do të dërgohet në Qeveri për miratim dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Sallahu, në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se pas miratimit në Qeveri të këtij dokumenti, do të themelohet grupi punues për hartimin e projektligji, përcjell Demokracia.com.

“Pas miratimit në Qeveri të këtij dokumenti shumë të rëndësishëm, do të themelohet grupi punues për hartimin e projektligjit i cili do të bazohet kryesisht në koncept dokumentin e tillë. Iniciativa e hartimit të këtij projektligji do ta pasurojë sistemin ligjor të konfiskimit të pasurisë së kundërligjshme. Projektligji do të draftohet në bashkëpunim me të gjithë ata që shprehin interes në këtë fushë”, ka shkruar Sallahu.

Postimi i plotë i Sallahut, pa ndërhyrje:

Në fillim të javës së ardhshme do të dërgohet në qeveri për miratim koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Pas miratimit në Qeveri të këtij dokumenti shumë të rëndësishëm, do të themelohet grupi punues për hartimin e projektligjit i cili do të bazohet kryesisht në koncept dokumentin e tillë.

Iniciativa e hartimit të këtij projektligji do ta pasurojë sistemin ligjor të konfiskimit të pasurisë së kundërligjshme. Projektligji do të draftohet në bashkëpunim me të gjithë ata që shprehin interes në këtë fushë./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/blerim.sallahu/posts/10221595006237591

Të ngjashme