Lajme
Salihu: Zajednica, paratë nga Serbia, rritja e çmimeve, janë disa arsye pse nesër do marr pjesë në protestë
Demokracia
21:53 | 24 Mars 2023

Share:

Analisti Fitim Salihu, ka përkrahur protestën e PSD-së kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Salihu nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka treguar arsyet kryesore se pse ai do të marr pjesë në protestën kundër Zajednicës.

“Kane miratu ligj antikushtetues per me kthy Prokurorine ne polici partiake. E kane shtrenjtu serish rrymen, per te saten here, nderkohe qe ia paguajne rrymen serbeve te veriut. Nuk i kane rrite rrogat por i kane rrite çmimet. Kane terheq nga banka miliona dinare te Gen-it te Serbise dhe s’po kallezojne ku i kane çu ato pare. Per veti kane ble villa ne lagje luksoze e qytetareve po i thojne duroni sa te kryhet lufta ne Ukraine. Kane rrejte se me Vuçiqin do te negociojne vetem pasi te plotesohen kushtet. E kane pranu Zajednicen dhe e kane pranu qe e kane pranu Zajednicen.Disa nga shuuume arsyet me protestu kunder ketij kryeministri dhe kunder kesaj qeverie mashtruese, te korruptuar dhe te paafte”, ka shkruar ai.

Të ngjashme