Lajme
Salihu: Të gjitha tensionet në veri e kanë burimin në vendimin e Kurtit për ndalimin e targave serbe në veri
Demokracia
21:48 | 26 Maj 2023

Share:

Analisti Fitim Salihu ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të Kosovës.

Salihu ka thënë se krejt tensionet në veri e kanë burimin të vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me i ndalu targat serbe në veri.

Ai tutje ka thënë se ironia është që tani Kurti është zbyth nga vendimi për ndalimin e targave serbe në veri.

Postimi i plotë:

Krejt tensioni ne veri – qe prej doreheqjeve e zgjedhjeve te parakohshme dhe deri tash pas zgjedhjeve – e ka burimin te vendimi i Albin Kurtit me i ndalu targat serbe ne veri.

Ironia eshte qe tani Albini eshte zbyth nga vendimi per ndalimin e targave serbe ne veri – fillimisht duke e shty per 21 prill, pastaj duke e harru krejt – dhe çfare ka mbetur eshte veç tensioni.

Pra, tash edhe kemi tension ne veri, edhe kemi acarim te raporteve me partneret amerikane, edhe nuk kemi ndalim te targave. As dinjitet, as partneritet. Lose-lose situation.

Të ngjashme