Lajme
Salihu: Ndërkombëtarët e dinë se kush është Serbia, por kanë frikë në destabilizim të Ballkanit
Demokracia
14:01 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Analisti politik, Fitim Salihu, ka thënë se arsyeja kryesore përse komuniteti ndërkombëtar është frikësuar të merret sa duhet me gjykimin e krimeve serbe është kërcënimi me paqen dhe stabilitetin në rajon.

Salihu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Serbia ka kapacitet destruktiv për t’i destabilizuar 3-4 shtete të rajonit.

“Ndërkombëtarët e dinë se kush është Vuçiqi, Daçiqi, Rada Trajkoviqi dhe secili ministër tjetër i Milosheviqit e Sheshelit, sikurse kanë informata më shumë se ne për secilin krim të shtetit serb. Por, Serbia është shfajësuar vetëm sepse kërcënon me destabilizimin e Ballkanit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Salihut, pa ndërhyrje:

Arsyeja kryesore përse komuniteti ndërkombëtar është frikësuar të merret sa duhet me gjykimin e krimeve serbe është kërcënimi me paqen dhe stabilitetin në rajon. Serbia ka kapacitet destruktiv për t’i destabilizuar 3-4 shtete të rajonit.

Ndërkombëtarët e dinë se kush është Vuçiqi, Daçiqi, Rada Trajkoviqi dhe secili ministër tjetër i Milosheviqit e Sheshelit, sikurse kanë informata më shumë se ne për secilin krim të shtetit serb. Por, Serbia është shfajësuar vetëm sepse kërcënon me destabilizimin e Ballkanit.

Kësodore, ndërkombetarët e kanë zgjedhur stabilitetin para drejtësisë, paqen në kurriz të viktimave.

Të ngjashme