Lajme
Salihu: MASHTI i ka hy karate buxhetit
Demokracia
09:19 | 26 Gusht 2023

Share:

Hulumtuesi i institut GAP, Bekim Salihu, ka deklaruar se Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit deri me tani nuk ka treguar se ku i ka marrë mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore.

Ai ka bërë me dije se ministria këto mjete i ka marrë nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve ose ajo i investimeve kapitale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Salihu ka treguar se për tu bërë kjo është dashur të ndjeken dy rrugë, që, sipas tij, ministria nuk i ka ndjekur.

“Ministria e Arsimit nuk ka treguar se nga cila kategori e buxhetit i ka siguruar mjetet për t’i subvencionuar blerjen e librave. Diku afro 12 milionë euro do të afrohen. Ndërsa Ministria e Arsimit në dispozicion për subvencione për vitin 2023 i ka 6.8 milionë euro. Për mallra dhe shërbime 17.4 milionë, 34.8 milionë për investime kapitale. Forma e dhënies se tillë të subvencioneve (në vlerë 12 milionë euro) as nuk ka qenë e planifikuar në buxhet, as nuk ka pasur kod buxhetor. Kjo i bie që ministria i ka marrë parat nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve ose ajo i investimeve kapitale”, ka shkruar ai.

Salihu ka treguar mënyrën se si bëhet ndryshimi i buxhetit nga një kategori në tjetrën.

“Por forma e tillë e alokimeve dhe rialokimeve buxhetore nuk është e rregullt. Ndryshimi i shumes se buxhetit nga nje kategori në tjetren mund të behet në dy forma, permes rishikimit të buxhetit ose me miratim nga qeveria (deri në 15% të shumes një kategorie buxhetore) ose mbi 25% duhet miratim në Kuvend të Kosoves. Asnjëra nga këto nuk ka ndodhur, kështu që gjasat janë të mëdha që MASHT i ka hy karate buxhetit”, ka vlerësuar ai.

Të ngjashme