Lajme
Salihu i reagon Gërvalles: Edhe shqip me pas fol Makroni, MPJ s’ish dashtë me reagu për 5 minuta, e le mo frangjisht
Demokracia
15:46 | 17 Tetor 2023

Share:

Analisti Fitim Salihu ka reaguar ndaj ministrisë së Punëve të Jashtme për reagimin e shpejtë pas raportimeve në medie se Fraca ka kërcëuar Kosovën për rivendosjen e vizave.

Salihu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook kritikoi ministren Gërvalla për reagimin e shpejtë, pa e konfirmuar saktësinë e lajmit.

Postimi i plotë:

Italianët e kanë nji shprehje “traduttore, traditore” që dmth “përkthyes, tradhtar”. Hajde, qytetarët që nguten, e kuptoj. Veç s’e kuptoj qysh ministrja e jashtme ngutet me reagu hala pa u konfirmu saktësia e lajmit dhe përkthimit. Edhe shqip me pas fol Makroni, MPJ s’ish dashtë me reagu për 5 minuta, e le mo frangjisht. Traduttore, traditore.

Të ngjashme